Policët shqiptar edhe këtë vit patrullojnë në bregdetin e Malit të Zi

Në qytetin e Shkodrës është nënshkruar marrëveshja për bashkëpunim ndërmjet policisë së Malit të Zi dhe Shqipërisë gjatë sezonit veror turistik, i cili parasheh që policët shqiptar dhe malazez të shtatin vit me radhë patrullojnë së bashku në bregdetin e Malit të Zi.

Marrëveshjen e kanë nënshkruar ushtruesi i detyrës në drejtorinë e policisë të Malit të Zi, Vesko Damjanoviq, dhe zëvendësja e drejtorit të përgjithshëm në policinë e republikës së Shqipërisë e e drejtoreshë e policisë kufitare të këtij vendi, Aida Hajnaj-Veizaj, të nënshkruar në Shkodër.

Përveç zyrtareve policorë të Shqipërisë nga një korriku deri me një shtator në bazë të marrëveshjeve të nënshkruar do të  punojnë edhe zyrtar policor nga Italia, Kroacia, Maqedonia dhe Serbia.

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!