Gjeloshaj informon partnerët ndërkombëtarë: Qeveria, në mënyrë të organizuar, po punon për shkatërrimin e Komunës së Tuzit

Për sjelljen e Qeverisë ndaj Komunës së Tuzit i kam informuar të gjithë partnerët ndërkombëtarë duke përfshirë SHBA-në, deklaroi kryetari i Komunë së Tuzit Nik Gjeloshaj.

Për pesë muaj, Komuna e Tuzit dërgoi 17 letra, tetë urgjenca, 20 kërkesa, katër iniciativa, një paralajmërim dhe një informacion Qeverisë së Zdravko Krivokapiq, dhe morëm vetëm pesë përgjigje. Kjo tregon se kjo Qeveri, në mënyrë të organizuar, po punon për shembjen e Komunës së Tuzit, si qëllimi përfundimtar, tha Gjeloshaj.

Ai është i indinjuar nga qëndrimi i Qeverisë ndaj komunës më të re në Mal të Zi dhe kërkon që kjo të ndryshojë sa më shpejt që të jetë e mundur.

Qeveria na diskriminon dhe nuk bashkëpunon. Arsyet janë të ndryshme, por kryesisht për shkak të urrejtjes që ata kanë ndaj popullit që jeton në këtë zonë. “Kam informuar të gjithë partnerët ndërkombëtarë për këtë, deri në Departamentin Amerikan të Shtetit. Jemi gjithashtu në komunikim të drejtpërdrejtë me lobistët tanë në organizatat shqiptaro-amerikane”, shtoi ai.

Gjeloshaj th se ky qëndrim i Qeverisë së Malit të Zi ndikon në zhvillimin ekonomik të Komunës së Tuzit.

Ky qëndrim i Qeverisë është shumë i dëmshëm në tërheqjen dhe realizimin e investimeve që janë në përgatitje dhe është e sigurt se kjo do të zvarris zhvillimin ekonomik të Komunës së Tuzit. Por nuk do të kenë sukses thotë Gjeloshaj.

Unë do t’u dërgoj atyre një mesazh, i cili iu dërgua Sllobodan Millosheviqit shumë kohë më parë, dhe meqenëse nuk shohim ndonjë ndryshim në politikën ndaj nesh, “Mbahu Malësia ime, se ke djemtë në Amerikë”, deklaroi Gjeloshaj.

Malësia.ME

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!