HISTORIKE: Triumfon Shqipëria, shpreson në kualifikim (Video)

Kombëtarja shqiptare e ka regjistruar fitoren e parë historike në një Kampionat Evropian duke e mposhtur Rumaninë me rezultat 1-0, në ndeshjen e fundit në kuadër të Grupit A.

Pas një fillimi paksa më të mirë të kundërshtarit, skuadra kuqezi e mori kontrollin e lojës dhe filloi me rastet e njëpasnjëshme.

Një nga momentet fantastike në gjysmëlojën e parë e pati Ermir Lenjani. Pas një kundërsulmi të Kuqezinjve, Sadiku e gjeti për mrekulli Memushajn, i cili pasoi në zonë te anësori shqiptar që e pati portën e zbrazët, por goditi mbi të. Në vazhdim një tjetër rast të mirë e pati Migjen Basha, mirëpo edhe goditja e tij përfundoi mbi portë.

Dhe momenti historik erdhi në minutën e 43-të. Ledian Memushaj tregoi teknikë të mrekullueshme dhe dërgoi një harkim të bukur në zonë, ku e priti Armando Sadiku dhe realizoi me kokë (43’).

Në pjesën e dytë Rumunët kanë ngulmuar më shumë për të shënuar edhe golin që do t’i jepte atyre shpresën për të vazhduar më tej.Por thuajse në asnjë moment Berisha nuk është ndierë i rrezikuar, pasi rumunët kanë goditur jashtë zone vetëm jashtë.

https://www.youtube.com/watch?v=EqjMUz2sE6o

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!