SHKA “Ana e Malit” mori pjesë në Festivalin e Kulturës Shqiptare në Mantova të Italisë

Për tri ditë rresht, nga data 10-12 qershor, në Mantova të Italisë është organizuar “Festivali i Kulturës Shqiptare”. Pjesë e këtij festivali ishte edhe Shoqëria Kulturore Artistike “Ana e Malit” nga Ulqini, si përfaqësuese e vetme e shqiptarëve në Mal të Zi.

Grupi nga Ulqini u mirëprit nga organizatori e sidomos nga publiku i shkëlqyeshëm që vallëzoi e këndoi me pjesëtarët e SHKA “Ana e Malit”.

Në fjalën e hapjes, Hajredin Kovaçi në emër të SHKA “Ana e Malit” falënderoi organizatorin dhe të pranishmit për atmosferën e ngrohtë të krijuar./Kohapress/

Shperndaje