Tregu i përbashkët shtyn integrimet në BE

“Ideja e krijimit të tregut të përbashkët është politik, e jo projekt ekonomik dhe paraqet mënyrën e vet të shtyrjes së integrimeve evropiane. Ky është tentim i harmonizimit të dinamikës integruese në rajon, që për disa vende paraqet nxitje për integrime, kurse për disa të tjera jo, por përkundrazi, shtyrje të integrimeve evropiane dhe tentim i krijimit të konvojit integrues Ballkanik, në vend të qasjes së formës se deritashme të “regatës” , deklaroi për gazetën “Pobjeda”, profesoresha e Fakultetit ekonomik dhe ish ministrja e integrimeve evropiane, Gordana Gjuroviq.

Me këtë mëndim është i pajtimit edhe kryetari i Lëvizjes evropiane të Malit të Zi, Momçillo Radulloviq, i cili konsideron se “dikush, për satën herë, përsëri po tenton që ta ringjall konceptin e qasjes karvaniane në BE”.

Përkujtojmë se javën e kaluar, Komisari për politikën fqinjësore dhe bisedimet për zgjerim, Johanes Han, gjatë vizitës në Beograd deklaroi se ideja e presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq, për formimin e tregut të përbashkët në rajon, është e shkëlqyer, sepse do të sigurojë tërheqje më të mëdha të investimeve. Gjuroviq konsideron se standardet e tregut të përbashkët në rajon, do të realizohen më së miri përmes proceseve të integrimeve evropiane, ashtu që të gjitha vendet shkallë shkallë të përgatiten për tregun e përbashkët evropian.

Shperndaje