18 raste të reja me koronavirus: 13 nga Rozhaja, 1 nga Ulqini…

Në Mal të Zi, 18 persona tjerë janë të infektuar me koronavirus, kështu që aktualisht janë 31 raste aktive, njoftoi Instituti i Shëndetit Publik.

Të infektuarit e rinj janë 13 nga Rozhaja, dy nga Podgorica dhe nga një në Ulqin, Tivar dhe Cetinjë.

Instituti i Shëndetit Publik theksoi se 13 pacientë të rinj janë kontakte të rasteve të konfirmuara më parë, për tre ka të dhëna që tregojnë importin nga Shqipëria dhe Serbia, ndërsa dy pacientë të rinj aktualisht janë në kërkim të burimit të infeksionit.

Aktualisht në Mal të Zi janë 31 raste aktive me COVID-19:
Rozhajë: 14
Podgoricë: 9
Berane: 2
Budva: 2
Cetinjë: 2
Tivar: 1
Ulqin: 1

Shperndaje