Do të shtohen kontrollet në vendkalimet kufitare

Në vendkalimet kufitare në Mal të Zi do të shtohen kontrollimet për shkak të paraqitjes së rasteve të importuara të korona virusit nga rajoni, ka deklaruar ndihmësi i drejtorit për sektorin e Policisë kufitare, Vesko Damjanoviq.

Siç transmeton Portali i RTMZ, Damjanoviq ka sqaruar se ka qenë e pritur që për shkak të rritjes së qarkullimit të udhëtarëve virusi të paraqitet përsëri.

Ai ka theksuar se Mali i Zi pas ngjarjeve të fundit i ka mbyllur vendkalimet kufitare nga drejtimi i BeH, Metalka dhe Shqepan Pole, kurse në Mal të Zi nga BeH mund të arrihet vetëm përmes vendkalimeve kufitare, Ilino Brdo dhe Sitnica.

Ai ka kumtuar se edhe para paraqitjes së korona virusit në Mal të Zi ky shërbim ishte futur në regjim të veçantë të punës dhe se aktivitetet e veta i kishin adoptuar në pajtim me situatën e krijuar.

Shperndaje