Mali i Zi dhe Kosova kanë qëllim të përbashkët në politikën e jashtme që do të thotë anëtarësimi në BE, ka kumtuar drejtorja e përgjithshme për çështjet evropiane në ministrinë e punëve të jashtme dhe Integrimet Evropiane, Snezhana Radoviq.
Përfaqësuesit e ministrisë për punë të jashtme të Malit të Zi ishin mirëpritës të kolegëve nga Kosova të cilët kanë qëndruar në Mal të Zi me 18 dhe 19 të këtij muaji në kuadër të zbatimit të marrëveshjes për stabilizimin dhe asocimin e Kosovës në BE.
Delegacionin e Kosovës e ka kryesuar drejtori i sektorit për koordinimin e procesit të stabilizimit dhe asocimit në ministrinë për integrimet evropiane të Kosovës Artan Çollaku. Duke hapur tubimin, drejtorja e përgjithshme për Integrimet evropiane, në Ministrinë për punë të jashtme, Snezhana Radoviq, ka theksuar se Mali i Zi dhe Kosova ndajnë qëllimin e përbashkët në politikë të jashtme – anëtarësimin në BE , dhe se të dyja shtetet i janë përkushtuar realizimit të këtij misioni.