OJQ ”Instituti për Zhvillimin e Kulturës” në Tuz i themeluar për promovimin e kulturës

OJQ ”Instituti për Zhvillimin e Kulturës”në Tuz është një organizatë e themeluar vetëm para një viti por me një synim të qëlluar, atë të romovimit të kulturës në trevën tonë, të paktën aq sa do të ekzistojnë mundësitë duke ditur që në këtë mjedis ka mungesë të institucioneve kryesore të kulturës dhe shkencës.

Me iniciativën e dy entuziasteve, Zj.Enisa Musreli-Gjokaj dhe znj.Liridona Sinishtaj u jetësua ideja për të themeluar një OJQ të tillë, të vetëdishme se vetëm me nisma të tilla, me vullnet e kurajo mund të përmbushet sadopak ajo zbrazëtira kulturore dhe shkencore që ekziston në këtë trevë me mungesë biblioteke të qytetit, teatrit dhe kinemasë.

Të pyetura nga ”Koha Javore se si lindi ideja për themelimin e kësaj OJQ-je nismëtaret dhe themelueset e saj Enisa Musreli-Gjokaj dhe Liridona Sinishtaj u shprehën se kjo nismë lindi duke parë mungesat e ndryshme të cilat për fat të keq janë prezente në ambientet tona të përditshme.Themelueset e kësaj shoqate shprehen se asgjë nuk është e përjetshme por qëllimi dhe misioni i veëm i jetësimit të kësaj ideje ka qenë de mbetet ”që sot të bëjmë aq sa të mundemi dhe të promovojmë vlera.Të nxierrim në pah mungesat e ndryshme në sektorin e kulturës në Malësi dhe përtej Malësisë”.

Ndërkaq aktiviteti i parë i kësaj OJQ-je ka qenë grumbullimi i librave për bibliotekën e qytetit në Tuz, aksion i cili ka zgjatur disa muaj.Kanë dhuruar libra nga Kosova,Maqedonia,Shqipëria, e sidomos Ulqini e Malësia.Sot në bibliotekë ka rreth njëmijë libra më shumë në fusha të ndyshme.Organizimi i dytë ka qënë ai i mbajtjes së një leksioni të hapur me temë”Dinamika e Internetit në bashkëkohësi” nga Bahkim Kuçuku,profesor i letërsisë bashkëkohore shqipe në Univerzitetin e Tiranës.Ky leksion përveç mbajtjes së një ore univerzitare për të gjitha moshat dhe për të gjithë dashamirësit e kulturës, kishte për qellim që të na paraqiste një historik dhe një këndcështrim për identitetin përmes një syri studimor dhe akademik, theksuan themelueset.

Aktiviteti i fundit ka qënë në muajin prill, për Ditën Ndërkombëtare të Librit ku kjo OJQ, këtë datë simbolike për librin, ta sjelli më afër secilit, si reflektim i madh për rolin dhe praninë e tij mes pasionit dhe profesionit.

”23 prilli ishte dhe vazhdon të mbetet një ftesë për lexim,përmes temës tonë të përzgjedhur”Libri, udhërrëfyes në jetë”.Përmes kësaj temë të ftuarit tanë trajtuan çështje të ndyshme ku studijues, shkrimtarë e kritikë shpalosën këndvështrimet e tyre për librin dhe problemet e tij sot me prezencë të Ajeta Ferlushkaj, me ”Me sfidat e lexuesit sot”, Doriana Koçi me ”Rrugëtimi drejt Evropës përmes librit shqip” Eljon Doçe me ” In memoriam Emberto Eco”, Haxhi Shabani me ”Problemet e librit shqip në Mal të Zi”, u shprehën Enisa Murseli-Gjokaj dhe Liridona Sinishtaj në prononcimin për Koha Javore./Kohajavore/

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!