Turqia pezullon mbi 15 mijë punëtorë në arsim

Mbi 15,000 pjesëtarë të stafit arsimor në Turqi janë pezulluar nga puna.

Autoritetet turke janë duke zgjeruar spastrimin e zyrtarëve shtetërorë, pas përpjekjes së dështuar për grushtshtet, më 15 korrik.Ministria e Arsimit i ka akuzuar punonjësit e pezulluar arsimorë për lidhje me Fethullah Gulenin, një klerik turk, i cili jeton në mërgim në Shtetet e Bashkuara.

Qeveria turke thotë se Gulen qëndron pas përpjekjes për puç, gjatë së cilës janë vrarë mbi 200 veta.

Gulen e mohon çdo përfshirje.

Autoritetet turke kanë arrestuar mbi 7,500 veta për pjesëmarrje në përpjekjen për puç dhe kanë pezulluar mijëra të tjerë.Ushtria, gjyqësori, shërbimet e sigurisë dhe civile kanë qenë në shënjestër të ndëshkimit.

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!