Neser seanca e Kuvendit të KU të Tuzit: Në rënd të ditës 6 pika

Seanca e Kuvendit të KU të Tuzit do mbahet të enjten, kurse në rënd të ditës, do të gjenden 6 pika, mëson Malësia.ME.

Në rënd të ditës të kësaj seance kuvendore është pika për llogarinë përfundimtare të planit financiar për këtë Komunë në vitin e kaluar si dhe aktivitetet për nxitjen e zhvillimit të bujqësisë në këtë trevë. Poashtu në rend të ditës është edhe propozim vendimi për ndryshimet dhe plotësimet e vendimit për pjesën variabile të pagës për funksionarët, punëtorët administrativ dhe zyrtarëve lokal të kësaj Komune Urbane.

Këshilltarët e Kuvendit komunal të Tuzit, në këtë seancë do të duhej të deklarohen edhe për propozim vendimin për emërimin e anëtarëve për Komisionin për përgatitjen e propozimit për simbolin e komunës, në kuadër të kryeqytetit, pastaj për ndryshimet e vendimit për të ardhurat e funksionarëve lokal dhe propozim vendimi për të ardhurat e zyrtarëve dhe administratorëve lokal të komunës urbane të Tuzit.

reklamo

Shperndaje