Njoftim nga SHPK Komunale për vëndet në cilat mund të deponohen mbetjet nga Kurbanët

Luten qytetarët të cilët neser festojnë Kurban Bajramin, që mbetjet nga kurbanet të mos i hellin vend e pavend, dhe sidomos jo në koshat e mbeturinave, por në vendet e caktuara enkas për këtë rast: për Tuzin, kamioni i parkuar pas mbikalimit ne rrugën për Milesh; për Dheun e Zi dhe Shipçanikun, traktori do te jetë pranë pistes; për Milesh e Dinoshë, vendi i hapur përtej ures së re të Dinoshes; Vllane , Vrane e Koderbudan, gropçela e hapur në Vllanë.

Duke ju falenderuar për mirëkuptim, ju urojmë festën e Kurban Bajramit, me mesazh që së bashku të ruajmë mjedisin tonë!

Me respekt, Nikollë Camaj, drejtor i SHPK Komunale

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!