Axhoviq, nuk di gjë për tubimin. Gegaj: Nuk ka përkrahje “Shqipëria e Madhe” në MZ

Tahir Veliu, ideologu për “Shqipërin e Madhe” i cili ka për qëllim të bashkojë të gjithë shqiptarët në një shtet, siç është njoftuar pritet të mbajë një tubim me 20 gusht në Tuz ku do bëjë promovimin e librit “Platforma për Shqipëri të Bashkuar” dhe do bëhet Shpalosja e Programit Politik të Levizjes për Shqipërinë e Bashkuar”.

Ai para disa ditëve ka mbajtur tubimet në Prishtinë, Tiranë dhe Shkup, ndërsa i është ndaluar hurja në Preshevë nga ana e Sërbisë dhe në Janinë nga Greqia.

Veliu për Dneven Novine ka thënë se nuk pret ndonjë problem rreh qëndrimit të tij në Tuz apo në ndonjë pjesë tjetër të territorit shqiptar i cili është aktualisht nën Mal të Zi.Unë sinqerisht shpresoj se nuk do të ndodhi si me Serbinë dhe Greqinë edhe në Mal të Zi. Nuk ka asgjë të rrezikshme në librin tim. Çdo gjë është paraqitur në mënyrë paqësore dhe në përputhje me të gjitha konventat ndërkombëtare dhe me aktet gjyqësore, “tha Veliu.

Në pyetjen, nëse libri është paqësor pse në Serbi dhe Greqi u shpall person non grata, Veliu tha se ato shtete janë të lidhura me të kaluarën, të cilat duhet tu kërkojnë falje shqiptarve për shkak të gjenocidit që kanë bërë.

Nga drejtoria e Policisë është njoftuar se Tahir Veliu, do të mund të hyjë në Mal të Zi, nëse i plotëson kërkesat ligjore për hyrjen.

Në administratën e KU Tuz nuk dinë asgjë për vizitën e politikanit dhe historianit shqiptarë.

Kryetari i Komunës, Abedin Axhoviq ka thënë për Dnevne Novine se as nuk dinë kush është organizatori i ngjarjës, si as ku do mbahet promovimi, nëse do mbahet.Për ardhjen e Veliut në Tuz ka ndegjuar vetëm nga mediat, tha Axhoviq.

Nga ana tjeret deputeti i PDS-së, Nikollë Gegaj, konsideron se çështja për ”Shqipërin e Madhe” të cilën Veliu planifikon të promovoi, “është e pakuptimtë, anakronike dhe e panatyrshme.”

Nuk ka shtetë nacional në Ballkan dhe si pas mendimit tim dhe të PDS-së, ideja e zgjerimit dhe ndrushimit nacional dhe etnik të kufijve në Ballkan,në këtë kontekst, konceptet e ndryshme të ”shtetit të madh” janë pjesë e politikave retrograde të së kaluarës, tha Gegaj për Dnevne Novine.Ai beson se, edhe pse në një shoqëri pluraliste ekzistojnë tone të tilla, ato nuk pasqyrojnë politikën zyrtare të fqinjëve.

“Në të gjitha bisedimet e mëparshme dhe në deklaratat e zyrtarëve shqiptar theksohet se kufijtë në Ballkan janë të pandryshueshëm, dhe në plan të parë vendosin rëndësinë e marrëdhënieve të mira me Malin e Zi, theksoi Gegaj.

Sipas fjalëve të tij, ata që përhapin idenë e ”Shqipërisë së Madhe” nuk janë miq të Shqipërisë e as të shqiptarëve.

“Tek shqiptarët në Mal të Zi me siguri nuk do të gjejnë mbështetje, sepse shqiptarët kanë treguar dhe dëshmuar se janë miq të Malit të Zi, të simboleve të saj si dhe të gjithë popujve të saj”, përfundoi Gegaj./Malësia.ME/

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!