Sinishtaj: Ne do ti mbrojmë kufijtë e Malit të Zi

Këshilltari i Iniciativës Qytetare në Kuvendin e KU Tuz, Vasel Sinishtaj, ka thënë se libri ”Shqipëria e Madhe” e politikanit dhe historianit kontravers, Tahir Veliut, promovimi i të cilit është planifikuar të mbahet nësër në Tuz, nuk mund të kërcënoi stabilitetin dhe sovranitetin e Malit të Zi.

Unë nuk shoh mënyrën se si një libër apo një qëndrim i praqitur në libër mund të jetë kërcënim për paqën dhe stabilitetin e Malit të Zi dhe të rajonit.Duhet ti lëjohet lexuesit që të lexoj librin dhe të vlersoi nëse është i mirë apo jo.Mali i Zi nuk kërcënohet nga asgjë, sidomos jo nga shqiptarët.

Në qoftë se do jetë nevoja për të mbrojtur kufijtë shtetëror, do ti mbrojnë shqiptarët – ka thënë Sinishtaj për Portal Analitika.

Ai thekson se është skeptik në lidhje me promovimin në Tuz, sepse, siç shpjegon ai, ende nuk din asgjë në lidhje me organizimin e saj.

“Sa më përket mua, Valiu është i mirëseardhur në Mal të Zi, por ardhja pa ndonjë paralajmërim, dhe pa organizim zyrtar është më shumë si … Duhet të dihet saktësisht kush është mikpritësi dhe kush musafiri, është shprehur Sinishtaj./Malësia.ME/

Shperndaje