Thaçi; Kuvendi së shpejti do të ratifikoj demarkacionin

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, përmes një videomesazhi u është drejtuar qytetarëve duke u sqaruar atyre se së shpejti Kuvendi do të merr vendim për ratifikimin e Marrëveshjes për shënimin e vijës kufitare me Malin e Zi.

Adresimi i Thaçit ka pasuar vizitën e nënpresidentit amerikan, Joe Biden në Kosovë dhe porosive të tij për ratifikimin e Demarkacionit me Malin e Zi dhe themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe. Thaçi ka thënë se në rrafshin politik dhe institucional, Kosova është në udhëkryq historik.

“Të marrë vendime jo të lehta, por të drejta, dhe të lëvizë shpejt drejt zhvillimit ekonomik dhe integrimeve euroatlantike apo të vazhdoj me këtë pasivitet dhe vendnumërim, duke mbetur peng i të kaluarës së dhimbshme e duke penguar zhvillimin e të ardhmes së ndritur”, ka thënë presidenti Thaçi.

Një nga vendimet që Kosova duhet të merr në ditët në vijim, sipas presidentit është ratifikimi i Marrëveshje për Demarkacionin me Malin e Zi.

“Çdo vonesë për ratifikimin nga Parlamenti i Kosovës e minon të ardhmen evropiane të Kosovës. I thyen shpresat dhe besimin që gjatë këtij viti qytearët e Kosovës do të lëvizin pa viza në zonën Shengen”, ka deklaruar Thaçi.

Shperndaje