Fronti Demokratik do tu bëjë thirrje partive të tjera opozitare që të bisedojnë në lidhje me një kandidat të përbashkët në zgjedhjet e ardhshme presidenciale, dhe këto bisedime pritet të fillojnë gjatë muajit shtator, shkruajnë mediat e vendit duke u bazuar në burime pranë kryesisë së këtij grupimi politik.
Gazeta Vijesti shkruan se nga Fronti Demokratik nuk do të sugjerojn kandidatë nga radhët e veta, të paktën në fillim të bisedimeve, por do të insistojnë në një kandidatë të vetëm pas të cilit do të qëndrojë e gjithë opozita. Kandidat i partive që formojnë pushtetin qëndror do të jetë sipas të gjitha gjasave Millo Gjukanoviq, kurse i vetmi politikan opozitar me shanse reale për ta fituar në këtë garë duket se është vetëm Aleksa Beçiq, kryetari i Demokratëve, i cili në anketimin e fundit ishte më popullor se Gjukanoviq.