Zyrtari i Partisë Demokratike të Socialistëve Nikollë Gegaj, ka cilësuar se kryetari i kësaj partie Millo Gjukanoviq do të ishte kandidati më i mirë për zgjedhjet presidenciale.
Shumica bindëse e qytetarëve të Malit të Zi mendojnë se kandidimi i Gjukanoviq për President do të ishte e drejtë dhe zgjidhja më e mirë. Mendoj se çdo shtetë do të donte për President të kishte një njëri si Gjukanoviq, i cili ka një rejting të pakrahasueshëm në opinion, si dhe person me fuqinë dhe karizmin më të madh.
Gegaj vlerësoi se vetëm cilido kandidat i propozuar nga PDS-ja do të ketë mbështetje e madhe nga pakicat, duke përfshirë edhe shqiptarët.
Në lidhje me daljen në zgjedhjet lokale, Gegaj tha se për këtë do të vendosin organet e partisë në periudhën e ardhshme.
Deri më tani PDS-ja ka arritur rezultate të shkëlqyeshme përmes performancës së pavarur. Jam i bindur se PDS do të sjelli vendimin më të mirë që do të jetë në përputhje me vullnetin e antarëve dhe e cila do të garandotjë fitoret bindëse të PDS-së në zgjedhjet lokale në vjeshtë , tha Gegaj për Pobjeda./Malësia.ME/