“Moska kundër Ushtrisë së Kosovës, demarkacioni vetëm ndërmjet Serbisë e Malit të Zi”

Deputeti i Dumas ruse dhe zyrtari i lartë në partinë qeveritare Rusia Unike, Sergei Zhelznjak thotë se Moska e ka thënë qartë se nuk do të lejojë formimin e Ushtrisë së Kosovës, transmeton Koha.net.

Siç njofton portali serb alo, Zheleznjak ka thënë se “ne, pala ruse, aktivisht përkrahim përpjekjet e enteve shtetërore të Serbisë në territorin e Kosovës që kanë për qëllim mbrojtjen e popullatës serbe dhe qëndresën e saj në atë territor”.

Ai në vazhdim ka theksuar se “Rusia përkrah formimin e Asociacionit të Komunave serbe” ndërsa ka shtuar se vlerësohet shumë “roli i Kishës Ortodokse serbe për ruajtjen e dhe ripërtëritjen e trashëgimisë kulturore ortodokse”.

Zheleznjak ka thënë se “janë të palejueshme përpjekjet për formimin e çfarëdo force të armatosur të shqiptarëve kosovarë në Kosovë”, pasi, sipas tij, kjo “do të ishte shkelje e dispozitave të mëparshme të pranuara me marrëveshje ndërkombëtare”.

“Nuk do at lejojmë formimin e asaj”, ka thënë ai.

Po ashtu, siç njofton ky medium serb, Moska përkrah qëndrimin serb se “kufizimi territorial dhe demarkacioni i kufirit me Malin e Zi është i mundur vetëm ndërmjet Serbisë e Malit të ZI” e ka shtuar se Kremlini përkrah Listën Srspka dhe forcat tjera që kanë ndjenja patriotike ndaj Serbisë”.

Shperndaje