Dita e dytë e panairit të librit, përveç se ishte e mbushur me vizitorë të shumtë të të gjitha moshave gjatë gjithë ditës, ndërsa mbrëmja u rezervua tërësisht për promovimin e librave.

“Gjurmë që (nuk) heshtën” i autorit Nikollë Berishaj, ishte libri i cili u promovua mbrëmjen e sotme, ku panelist ishin – Prof. Dr. Arsim Sinani, Fran Camaj dhe Ismet Kallaba.
Kurse promovimi i librit të dytë “Kopilani” me autor – Çun Lajçi, shtyhet për neser mbrëma në ora 21:00.
Bëhu dhe ti pjesë e librit! Vizito panairin.
Komuna e Tuzit
