Po mbahet në Tuz për herë të dytë, Panairi i Librit

Panairi i librit është padyshim një nga ngjarjet më të rëndësishme kulturore në komunën e Tuzit. Një hapësirë kushtuar të gjithë adhuruesve të librit, të cilët në këtë panair do mund ta gjejnë veten mes krijimtarisë dhe veprave të ndryshme me vlera të mirëfillta letrare.

Në këtë panair ku marrin pjesë mbi 20 shpi botuese nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia dhe Mali i Zi, të cilat kanë sjellur në Tuz botime të reja dhe ato ekzistuese të zhanreve të ndryshme, do të ketë edhe promovime të librave të autorëve të ndryshëm nga Malësia dhe viset e tjera shqiptare.

Mund të jetë një imazh i 1 person

Promovimet e para u bënë sot të – Akademikut, prof. Dr. Anton Berishaj – “Në botën e përbashkët” si dhe “Fshehja e krimit” të – prof. Dr. Anton Vukpalaj.

Në ceremoninë e hapjes së këtij edicioni, kryetari i komunës së Tuzit – Z. Nik Gjeloshaj theksoj rëndësinë e zhvillimit të kulturës, artit e shkencës në Komunën tonë.

“Edhe pse ishim në kushte tejet të vështira për shkak të pandemisë, vitin e kaluar arritëm që ta organizojmë me sukses Panairin e librit, të vetëdijshëm se nuk kemi kohë për të humbur dhe se sa më pare të lidhemi me kulturën, artin, shkencën, pra me fijet e dijes, aq më pare do të zhvillohemi e do të ecim përpara”- u shpreh ai.

Mund të jetë një imazh i 5 persona dhe njerëz në këmbë

Kurse në emër të organizatorit të pranishmëve ju drejtua sekretaria e sekretariatit për vetëqeverisje lokale të komunës së Tuzi – znj. Marina Ujkaj, e cila falënderoje shtëpitë botuese të cilat pranuan ftesën për pjesëmarrje si dhe ftojë të gjithë qytetarët që të vizitojnë Panairin në ditët në vijim.

Gjithashtu, kryetari i komunës Z. Nik Gjeloshaj ndau mirënjohje Ambasadorit të Republikës së Kosovës në Mal të Zi, Z. Ylber Hysa për kontributin e dhënë në zhvillimin e Komunës së Tuzit.

Mund të jetë një imazh i 4 persona dhe njerëz të ulur

Ceremonia u zhvillua në prani të shumë personaliteteve të jetës politike, letrare, shoqërore e publike.

Për ditët në vijim Panairi do të jetë i hapur për vizitorë nga ora 9 deri në orën 12 dhe nga ora 18 deri në orën 22.

Komuna e Tuzit!

Sonte nata e dytë dhe promovimi i librave të autorëve Nikollë Berishaj dhe Çun Lajçi

Mund të jetë një imazh i teksti
Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!