Jakupi dhe Camaj në kafene formojnë koalicionin

Lideri i Partisë qendrore shqiptare për integrime (LQSHI) Isat Jakupi siç shkruan portali ul-info rakordoi të dielën mbrëma në Ulqin marrëveshjen për pjesëmarrje të përbashkët në zgjedhjet e ardhshme parlamentare me grupimin i cili përbëhet nga anëtarët e degëve të Lidhjes Demokratike nga Malësia, Plavë-Gucia dhe Rozhaja, e të cilën e udhëheq Nikollë Camaj.

Kjo do të jetë lista e tretë e cila grumbullon Shqiptarët për zgjedhjet parlamentare të 16 tetorit, në krye të së cilës do të jetë Camaj.

Afati përfundimtar për dorëzimin e listave zgjedhore në Komisionin shtetëror zgjedhor është deri nesër në ora 24.

Shperndaje