Mali i Zi do të përfundojë bisedimet deri në 2019

Mali i Zi mund ti përmbyll të gjithë kapitujt deri në fund të këtij mandati të Parlamentit Evropian, vlerësoi eurodeputeti Ivan Jakovçiq duke theksuar se sukseset e Malit të Zi askush nuk mund ti kontestojë.

Ai në intervistën dhënë të përditshmes së Podgoricës “Pobjeda” shprehu keqardhje pse kryetari i Komisionit Evropian Zhan Klod Junker në fjalimin e tij të mërkurën e kaluar nuk përmendi zgjerimin dhe faktin se Mali i Zi do të jetë anëtari i radhës së Bashkimit Evropian. Eurodeputeti Jakovçiq tha se, përkrahja e Parlamentit Evropian nuk ka rënë nga qielli, por këtë Mali i Zi e ka merituar duke plotësuar kriteret,shkrun rtcg.

“Në këtë drejtim në veçanti duhet theksuar rolin i kryeministrit Gjukanoviq i cili gjithherë ka qenë faktor stabiliteti dhe bartës i përparimeve në rajon”, deklaroi mes tjerash Jakovçiq.

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!