Dukaj, Gjokaj dhe Dasharami në Tiranë: Zgjidhja e problemeve që hasin studentët Shqiptarë nga MZ

Marash Dukaj, Drejtor Gjeneral në drejtorin e arsimit të popujve pakicë pranë Ministrisë së Arsimit, Leon Gjokaj, Drejtor Gjeneral për pakica në ministrin për të Drejtat e Njeriut dhe Pakicave dhe Valon Dasharami, Sekretar i Ministrisë për të Drejtat e Njeriut dhe Pakicave patën një takim pune në Tiranë, ku u takuan me zv. Ministrin e Ministrisë së Arsimit, Sportit dhe Rinisë z.Gerti Janaqi dhe me Drejtorin e Drejtorisë për Çeshtje Juridike z.Erzan Tole.

Siç njofton Forumi Rinorë i UDSH-së, tema kryesore e këti takimi ishte zgjidhja e problemeve shumë vjeçare që studentët Shqiptar nga Mali i Zi hasin për çdo vit gjatë regjistrimit në Univerzitete shtetrore në Republikën e Shqipërisë.

Të gjitha palët u dakorduan që duhet të pranohen të gjithë studentët Shqiptarë nga Mali i Zi, në mënyrë që të parashifen kvota të mjaftueshme për të gjithë studentët që dëshirojnë të vijojnë shkollimin në Univerzitet shtetrore të Shqipërisë.

Fotografia e Forumi Rinor Udsh
Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!