Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj ka folur edhe një herë rreth demarkacionit me Malin e Zi.
Ai ka bërë ftesë prej një konference për media, që nëse dikush ka një opsion se si mund të zgjidhej kjo çështje t’ia prezantojë qeverisë.
“Do ta shikojmë se sa ka gabime, ku ka gabime do t’i informojë partnerët politikë në koalicion, partnerët ndërkombëtarë, parlamentin, nëse dikush ka zgjidhje mirë se vini, nëse jo kuvendi e rrëzon këtë version”, ka thënë Haradinaj.
Më tutje Haradinaj ka thënë se do të kërkojë nga BE edhe liberalizimin vizave.