Cakaj: Qeveria e Shqipërisë mbështet financiarisht hapjen e librarisë shqipe në Ulqin

0

Ministri në detyrë i Jashtëm i Shqipërisë, Gent Cakaj, bëri me dije se Qeveria e Shqipërisë ka vendosur t’i japë mbështetjen e nevojshme financiare Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve në Mal të Zi, për të filluar punën për hapjen e librarisë me literaturë në gjuhën shqipe, në Ulqin.

Cakaj mes tjerash njofton se ky projek duhet të udhëhiqet nga KKSH e pastaj të mbështetet nga Shqipëria edhe në Tuz, Guci e Plavë.

Ky është postimi i plotë i Cakajt:

Edhe një tjetër punë e vyer e Shqipërisë për shqiptarët …

Qeveria e Shqipërisë ka vendosur t’i japë mbështetjen e nevojshme financiare Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve në Mal të Zi, për të filluar punën për hapjen e librarisë me literaturë në gjuhën shqipe, në Ulqin.

Pas kësaj, ky projekt duhet të udhëhiqet nga Këshilli e të mbështetet nga Shqipëria edhe në Tuz, Guci e Plavë.

Këto projekte do të kenë rëndësi të veçantë në forcimin e trashëgimisë historike e kulturës së vyer të shqiptarëve në Mal të Zi.

Ne do të vazhdojmë me përpjekjen e pakursyer për të qenë afër shqiptarëve në rajon …

error: Të drejtat e rezervuara !!