Organizata Turistike e Tuzit shpallë KONKURS PUBLIK për hartimin e logos zyrtare

0

Organizata Turistike e Tuzit shpallë
KONKURS PUBLIK
Për hartimin e logos zyrtare të Organizatës Turistike të Tuzit
Logoja e Tuzi duhet të përmbajë elemente të njohjes së mjedisit lokal dhe të shprehë vlerat autentike natyrore, turistike dhe atraktive të Tuzit.
Të gjithë personat juridik dhe fizik kanë të drejtë të marrin pjesë në këtë Konkurs, përveç personave që janë të angazhuar drejtpërdrejt në organizimin e konkursit, si dhe personave që janë të lidhur ngushtë me ta.
Posaçërisht janë të ftuar të gjithë piktorët dhe grafikët akademikë të marrin pjesë në Konkurs.
Secili autor mund të paraqesë më shumë propozime.
Komisioni i përzgjedhjes kryen procedurën e zgjedhjes së logos dhe është i përbërë nga ekspertë në fushën e turizmit, artit dhe administratës lokale.
Çmimi për logon e përzgjedhur të Organizatës Turistike të Tuzit është 300 euro.
Me pagesën e çmimit të autorit, e drejta e autorit transferohet në Organizatën Turistike të Tuzit.
Për të marrë pjesë është e nevojshme të dorëzohet:
• kopja e shtypur e logos me ngjyra dhe bardh e zi, domosdoshmërisht në një zarf të mbyllur;
• të dhënat në lidhje me autorin (emri, mbiemri, adresa, numri i telefonit, e-mail);
• një deklaratë që vepra e propozuar është vepër e autorit, me nënshkrim.
Afati i fundit për dorëzimin e propozimeve është me datën 16 tetor 2020.
Propozimet që dorëzohen pas afatit të përcaktuar, si dhe propozimet që nuk paraqiten në formë dhe mënyrë me kushtet e përcaktuara nga Konkursi nuk do të vlerësohen.
Të gjithë pjesëmarrësit do të informohen për rezultatet e Konkursit.
Me aplikimin e tyre, pjesëmarrësit pranojnë në mënyrë të pakthyeshme të gjitha kushtet e Konkursit.
Për çdo informacion shtesë, mund të kontaktoni:
Organizata Turistike e Tuzit, Tuz
Tel: +382 69 111 331
E mail: [email protected]

error: Të drejtat e rezervuara !!