Dallojmë me pakicat tjera, nuk mbyllim asnjë derë

Koalicioni ”Shqiptarët të Vëndosur” nuk mbyllin asnjë derën kur është fjala për bashkpunim me subjektet tjera politike, megjithatë, i kanë parimet dhe kërkesat e veta programore.

Tri partitë shqiptare pjesë e koalicionit ”Shqiptarët të Vëndosur” Forca-UDSH-ASH jan takur dhe kanë mbajtur konsultimet brenda koalicionit. Jemi të vëndosur në qëllimin që të bëhën ndryshime të mëdha në Mal të Zi, shprehet Genci Nimanbegu për Antena-M.

Ai tha se të gjitha partitë e pakicave nuk kanë të njëjtat qëndrime dhe probleme.

“Ne shqiptarët kemi një problematik të veçantë, por kemi edhe probleme të përbashkëta me partitë që përfaqësojnë boshnjakët dhe kroatët në Mal të Zi. Duam të vazhdojmë me këtë bashkëpunim.Në ditët në vijim do të shohim se si mund ti harmonizojmë qëndrimet së bashku. Ne jemi të vendosur për të ndaluar procesin negativ ndaj shqiptarëve në Mal të Zi,tha Nimanbegu.

Kur bëhet fjalë për bashkëpunim me subjektet e tjera politike Nimanbegu thotë: “Ne nuk mbyllim asnjë derë, ne kemi parimet dhe kërkesat tona programore,do të shohim çfarë do të ndodhë”./Malësia.ME/

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!