ASH vazhdon bisedimet për bashkim

Të nderuar qytetarë,

Alternativa Shqiptare në frymën e bashkimit dhe faktorizimit të shqiptarëve, vazhdon takimet me grupacionet dhe subjektet politike.

Mbrëmë në ambientet e ASH-së kishim takim me Lidhjen Demokratike, për të biseduar për mënyrën e bashkëpunimit afatgjatë, si dhe për zgjedhjet e nëntorit, që do të mbahën në Tuz.

Me kënaqësi mund të konstatojmë që bisedat janë realizuar në një atmosferë optimiste.
Ne si subjekt nuk bëjmë dallime politike, respektojmë mendimet ndryshe dhe në detaje do t’i analizojmë ato.

Ne besojmë se faktorizimi i shqiptarëve në MZ është proces që është i lidhur me bashkimin e subjekteve nacionale, jo shtimin e tyre.
Pa dyshim që këtë proces do t’a vazhdojmë me të gjithë ata që kanë synime të njëjta.

Ne përherë jemi dhe mbetemi të hapur per çdo lloj bashkëpunimi që çon në faktorizimin dhe bashkimin e shqiptarëve.

Sinqerisht,
ASH

Fotografia e Alternativa Shqiptare

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!