Skënderbeu i Korçës nuk ka arritur më shumë se një barazim pa gola me Partizanin e Beogradit në xhiron e tretë të Grupit B në Ligën e Evropës.
Në një atmosferë të ndezur nga tifozëria vendëse, takimi u zhvillua me ritëm të lartë, por mungoi goli. Si në pjesën e parë, ashtu edhe në të dytën, korçarët ishin më pranë fitores, por nuk e gjetën dot rrugën e rrjetës.
Sowe dhe Xhejms shpërdoruan raste për shënim, ndërsa serbët vetëm në fund u treguan të rrezikshëm, por Shehi nuk thyhet.
Takimi i dytë mes dy skuadrave do të zhvillohet në Beograd më 2 nëntor.
Në tabelën e këtij grupi, Skënderbeu është i fundit me dy pikë të tubuara. Po aq pikë ka edhe Partizani që është i treti për shkak të goldiferencës, ndërsa një pikë më shumë ka Young Boys i Zvicrës me tri pikë. Në vendin e parë mbetet Dynamo Kiev me shtatë pikë.