Të premten në QKI ”Malësia”: Ekpozita e piktorit akademik Edin Kapllani nga Ulqini

Ekspozita „Peshqit“ e piktorit akademik Edin Kapllani do të hapet nesër në Qendrën kulturo – informative „Malësia“ në Tuz.

„Thelbi i mendimit të tij artistik i shprehur në këto punime vërteton përfundimin se akriliku në telajo është mediumi i tij kryesor i të shprehurit, gjersa burim i frymëzimit të tij është tek deti dhe peshqit. Autori aty e gjen bazën e tij emotive, baraspeshën artistike dhe harmoninë“, thuhet në njoftimin për këtë ngjarje.

Ekspozita e Kapllanit në Tuz do të jetë e hapur deri me 27 tetor.

Shperndaje