Pashk Prenceraj kërkon në Shas të investoi 20 milionë euro

Investitori nga Kroacia Pashk Prenceraj, është i interesuar për pjesëmarrje në tenderin shtetëror për marrjen me qira të rreth 200 hektarëve tokë pranë liqenit të Shasit në Ulqin për një periudhë prej 30 vjetësh, ai u ka dërguar letër Kryeministrit Dushko Markoviq, Presidentit Millo Gjukanoviq dhe Ministrit të Bujqësisë Millutin Simoviq, duke i informuar për planet e tij në Mal të Zi.

Ai informoi zyrtarët shtetërorë malazezë se në atë lokacion në komunën e Ulqinit dëshiron të ndërtojë 40 objekte, gjegjësisht fermën me 10.500 dhi dhe të punësojë 300 vetë. Ky investim do të ishte, rreth 20 milionë euro dhe do të ishte “ferma më e madhe e dhive në këtë pjesë të botës”.
 
Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!