Abazoviq takim me ministrin e drejtësisë së Maqedonisë

Nënkryetari i Lëvizjes qytetare URA dhe deputeti në Kuvendin e Malit të Zi Dritan Abazoviq është takuar të hënën në Ulqin me ministrin e drejtësisë në qeverinë e Republikës së Maqedonisë Adnan Jasharin.

Ato biseduan për situatën aktuale politike në Mal të Zi dhe Maqedoni.

“Në prag të zgjedhjeve parlamentare shpesh dëgjojmë që për Malin e Zi është mirë të përdoret skenari maqedonas. Për këtë arsye ishte mirë të shkëmbehen eksperiencat dhe mendimet rreth asaj si e zgjidhen komshinjtë tanë krizën politike”, vlerësoi Abazoviq.

Në këtë takim u fol edhe për pozitën e shqiptarëve në Maqedoni, si dhe për mundësitë e bashkëpunimit të mëtejshëm në fusha të ndryshme./ul.info/

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!