Në QIK ”Malësia” u shfaq mbëmje folklorike ndërkombëtare

Tuz- Vazhdimi i traditës së hershme të folklorit burimorë, këngët dhe vallet që e karakterizojnë atë dhe ruajtja dhe kultivimi i tyre, ka njër rëndësi të veçantë dhe është pjesë përbërëse e thesarit të pasur kulturorë kombëtarë.

Kjo traditë vazhdon edhe sot të ruhet dhe kultivohet në Malësi, fal entuziastëve, kryesisht përkushtimit të të rinjëve të cilët mbrenda mundësive, vijojnë ta vënë në skenë dhe ta mbajnë gjallë folklorin në këtë trevë.

Këtë fundjavë adhurues të shumtë të folklorit burimor, patën rastin të argëtohen për disa orë në mbrëmjen folklorike internacionale që u organizua në qëndren për kulturë.Në këtë koncert të kulturës së folklorit, përpara një audiencë të gjërë janë prezentuar Shoqeritë Kulturore Artistke ” Besa”, SHKA Koha, SHKA ”Aluminijum” ga Podgorica dhe SHKA ” Shën Marku” nga Bosnja e Hercegovina.Kjo mbrëmje e krijimtarisë së folklorit muzikor brenda dhe jashtë vendit, ka entaziazmuar pamasë dashamirësit e folklorit burimor,me prezentimin e dhjetra këngëve, valleve, skenografive dhe performimeve të ndryshme skenike të cilat gjatë kohës u përcollën me duartrokitje të ngrohta.

Folklorit në Malësi duket se i kushtojnë më së shumti vëmëndje audienca e kësaj zone,krahasuar me evenimentet e tjera kulturore dhe këtë më së miri e verteton numri i madh i pjesmarrësve të cilët në evenimente të tilla e stërmbushin sallen e shtëpisë së kulturës.

Kjo mbrëmje folkloroke është organizuar nga qëndra kulturore-informative ”Malësia” në Tuz në bashkepunim me SHKA “BESA” dhe SHKA Koha./KohaJavore/

Për të parë fotografitë klikoni KËTU

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!