Javën e ardhshme do filloj diskutimi në Parlamentin e Malit të Zi rreth statusit të Komunës Urbane të Tuzit, raporton gazeta Pobjeda. Siç raporton kjo gazetë, për modelin që Tuzi të bëhet Komunë në kuadër të kryeqytetit, me teritorin e vet, buxhetin dhe kompetencat është siguruar shumica në Parlamentin e Malit të Zi.
Përkrahjën e propozim ligjeve e kanë paralajmëruar, DPS, SDP, Partia Boshnjake, Social Demokratët, Iniciativa Qyetare dhe pritet përkrahja e Malit të Zi Pozitiv, thuhet në gazetën Pobjeda.