Haraçi në kufirin Sukubinë -Muriqan (Video)

Emisioni i fundit ‘Drejtësia në Kosovë’ transmetoi pamjet ekskluzive si Policia e Shqipërisë dhe ajo e Malit të Zi u marrin haraç kompanive turistike të Kosovës në pikat kufitare mes këtyre dy shteteve.

Emisioni transmetoi pamje se si këta shoferë i fusin paratë në dokumente për t’i dorëzuar me pas te policët dhe doganierët e kufirit të Shqipërisë dhe Malit të Zi.

Por siç shihet edhe në pamje dhe nga biseda e shoferit, paratë përfundojnë te policët kufitarë shqiptarë edhe në pikën kufitare në Vërmicë mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Shqipërisë.

Shoferi: Krejt Kosovës i kanë 5 euro 10 euro, unë e dyta herë prej mëngjesit që po hyj.

Gazetari: Edhe ia ke dhanë dy herë paret njëjtë a?

Shoferi: Dy herë njëjtë nga 5 euro, po valla.

Gazetari: Po a? Edhe nuk po i dojnë, po ju duken pak a?

Shoferi: Nuk po i dojnë, po thonë pak.

Policia e Shqipërisë nuk kishte pranuar të flas para kamerave të emisionit ‘Drejtësia në Kosovë’. Ata përmes një përgjigje me shkrim kanë thënë se do veprojnë pas transmetimit të këtyre filmimeve.

“Ne rast se ju keni prova dhe i konsideroni prova te vlefshme ato qe keni.  Atëherë  bëni publike dhe  me pas na i vendosni edhe ne si Polici e Shtetit ne dispozicion qe te kryejmë hetimet tona dhe te marrim masat e duhura ne rast se rezulton kështu siç po thoni ju. Dhe sigurisht mbi bazën e provave tuaja dhe hetimeve te kryera do ketë edhe prononcim përkatës”, thuhet në përgjigjen e policisë së shtetit nga Republika e Shqipërisë.

VIDEO

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!