Qytetarët janë relaksuar, harruan përvojën nga vala e parë e COVID-19

0

Drejtori i Qendrës Shëndetësore të Tuzit, Halil Dukoviq, tha se krijohet përshtypja se qytetarët e kësaj komune harruan përvojën nga vala e parë e coronavirusit, e kjo konfirmohet nga numri i të infektuarve.

Ai thotë se pret një rritje të numrit të të infektuarve në ditët në vijim.

Dukoviq tha në programin e mëngjesit në TVMZ se sëmundjet e tjera janë margjinalizuan për shkak të koronavirusit, duke deklaruar se sistemi shëndetësor funksionon mirë, pavarësisht nga gjithçka.

Nga ana tjetër, drejtori i Policisë Komunale, Rexhep Çunmulaj, thotë se qytetarët e Tuzit dinë të respektojnë masat e Trupit Nacional Koordinues, sepse ata tashmë kanë pasur një valë të koronavirusit.

Ai tha se ardhja e qytetarëve të Podgoricës çoi në rritje të numrit të njerëzve të infektuar.

“Katër ditë më parë kishim një numër në rreth 15 të infektuarve, natën e kaluar ishte 59-të. Kjo është shqetësuese, dhe tregon se qytetarët janë relaksuar dhe se masat nuk po respektohen. Gjasat janë që do të duhet të fillojmë të ndëshkojmë njerëzit që nuk mbajnë maska ​​dhe nuk i respektojnë masat, “tha Çunmulaj.

Ai vë në dukje se të gjitha lokalet në Tuz mbyllen në orën 20:00, ndërsa qytetarët respektojnë orën policore nga ora 21:00.

“Shifrat janë shqetësuese dhe qytetarët duhet të jenë të vetëdijshëm se është momenti i fundit për të bërë diçka në lidhje me të,” tha Çunmulaj.

Malësia.ME

error: Të drejtat e rezervuara !!