Drejtori i HE “Piva” Radomir Radonjiq dha dorëheqjen e parevokueshme

Drejtori i hidrocentralit “Piva” Radomir Radonjiq dha dorëheqjen e parevokueshme nga ky funksion, njoftohet nga Elektroekonomia e Malit të Zi.

Në sqarim si arsye për dorëheqje Radonjiq theksoi se është i vetëdijshëm për përgjegjësinë personale dhe për shqetësimet që ka krijuar në kompani. Radonjiq shumë herë përmes profilit të tij në Facebook ka përhapur gjuhë urrejtjeje, përveç tjerash edhe ofendimin në baza nacionale ndaj deputetit Genci Nimanbegu. Publikimet e tij dje i kanë dënuar përfaqësuesit e të gjitha partive politike, si dhe një numër i organizatave joqeveritare.

Shperndaje