Ministri Dukaj do të qëndroj për vizitë zyrtare në SHBA

Ministri i Administratës Publike Marash Dukaj do të qëndroj në vizitë zyrtare në SHBA, ku do të diskutojë për sigurinë e informacionit me përfaqësues të institucioneve përgjegjëse për sigurinë kibernetike në lidhje me sulmet kibernetike ndaj të cilave Mali i Zi është përballur së fundmi.

Gjatë vizitës do të takohet në Uashington me përfaqësues të institucioneve përgjegjëse për sigurinë kibernetike (Department of Defence Program Executive Office, Enterprise Information System, Leadership Team for Quality Business Engeineering), në shtetin e Miçiganit me përfaqësues të qyteteve të Rochester Hills dhe Livonia, ndërsa në Nju Jork do të zhvilloj takime me OKB-në, si dhe me përfaqësues të qytetit të Nju Jorkut.

Do të bëhet fjalë edhe për planet për menaxhimin e transformimit dixhital dhe decentralizimit të vetëqeverisjes lokale.

Vizita do të realizohet me ftesë të zyrtarëve të lartë të Departamentit të Shtetit, OKB-së dhe shoqatave të diasporës nga data 22 nëntor deri më 3 dhjetor 2022.

Shperndaje