Partitë Shqiptare dorëzojnë iniciativën për sigurimin e katër mandatëve

Zyrtari i Iniciatives Qytetare Vasel Sinishtaj dje në emër të të gjitha partive shqiptare në Mal të Zi, dorëzojë Kuvendit,Qeveris dhe Presidentit të shtetit iniciativën për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për zgjedhjen e këshilltarëve dhe deputetëve me të cilin kërkojnë sigurimin e katër mandate në Parlamentin e Malit të Zi.

Këtë iniciativë e kanë nëshkruar përfaqësuesit e Forcës,Alternativës Shqiptare,UDSH-së,LDnëMZ,Partia Demokratike,Iniciativa Qytetare,Perspektiva,Prosperiteti Demokratik.

Sinishtaj thot se në bazë të pjesëmarrjes në numrin e përgjithshëm të popullsisë, iu takojnë katër mandate,ai shtonë që Kushtetuta e Malit të Zi i garanton përfaqësuesve të popujve pakicë përfaqësim proporcional dhe autentik.Megjithatë ligji i ri për zgjedhjen e këshilltarëve dhe deputetëve na ka diskriminuar sepese me të parashikohet që mund të fitojmë vetëm deri në tre mandate.Kushtetuta siguron përfaqësim proporcional, atëherë kjo do të thotë se shqiptarëve u përkasin 4 mandate pasi që jemi pesë për qind e popullsisë në Mal të Zi.

Sinishtaj kujton që partisë kroate me 1.200 vota i mundësohet një mandatë, ndërsa për dy mandatet e shqiptarëve në zgjedhjet e fundit u deshtën nga 6.200 vota gjegjësisht 12.400.

Ne nuk jemi kundër aksion afirmativ të popullit kroatë dhe boshnjakë apo të ndonjë populli tjetër por kërkojmë të njëjtën drejtë edhe për ne, për këtë arsye kemi nisur këtë iniciativë përfundoj Sinishtaj./Malësia.ME/

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!