Stijepoviq: Në seancën pranverore do të dihet fati i Komunës së Tuzit

Kryebashkiaku i Podgoricës Sllavolub Stijepoviq, në emisionin “Ziva Istina”,i pyetur, se kur Tuzi, definitivisht, do të bëhet komunë, theksoi se “unë jam për ata që të respektohet dëshira e tyre, kuptohet kjo duhet të zgjidhet përmes ndryshimeve ose miratimit të ligjit në parlament.

Besoj se seanca pranverore do të jap përgjigjen në këtë pyetje”, pohoi Stijepoviq. Ai, po ashtu, sqaroi se në PDS, askurrë nuk kanë bërë kalkulime se ndarja e Tuzit do të reflektohej në raportet e forcave politike në Podgoricë./Malësia.ME/

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!