Vritet ambasadori rus në Turqi (Video)

Ambasadori rus në Turqi, Andrey Karlov është qëlluar për vdekje me armë zjarri gjatë një ekspozite arti pamor në kryeqytetin turk, Ankara.

“Karlov është qëlluar me armë zjarri në momentin kur po mbante fjalim”, deklaroi ambasada ruse në Turqi, duke shtuar se beson se pas sulmit fshihen radikalët islamikë.

Lajmi i vdekjes së ambasadorit është konfirmuar zyrtarisht nga Moska.

Fakti që akti u ndërmor gjatë një aktiviteti publik, bëri që në internet të përhapën me shpejtësi pamjet e sulmit.Gjatë sulmit mbetën të plagosur edhe tre persona të tjerë, që u shoqëruan në një spital, ndërkohë që autori është vrarë nga forcat e sigurisë.

https://www.youtube.com/watch?v=-esDoBOm5As

 

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!