Podgorica dhe Prishtina do të përmirësojnë shkëmbimin reciprok kulturor

Podgorica dhe Prishtina në periudhën që vjen do të intensifikojnë shkëmbimin dhe bashkëpunimin kulturor , është theksuar në takimin e dy kryebashkiakëve Ivan Vukoviq dhe Shpend Ahmeti , të mbajtur në margjinat e forumit investues në Podgoricë.

Vukoviq ka konstatuar se marrëdhëniet në nivelin shtetëror janë të mira dhe se lidhjet ekonomike janë gjithnjë e më të forta gjë që është themel i mirë edhe për intensifikimin e bashkëpunimit të dy kryeqyteteve , siç ka theksuar ai, para së gjithash në planin kulturorë. Përveç lidhjeve kulturore , ai ka theksuar edhe rëndësinë e infrastrukturës rrugore duke shtuar se në këtë drejtim do të kontribuoj dukshëm autostrada Tivar-Bolare si dhe rruga Podgoricë-Guci e cila është në vazhdim e sipër.

Kryebashkiaku i Prishinës është pajtuar që të intensifikohet bashkëpunimi kulturor. Ai ka shprehur falënderim për Malin e Zi për çdo gjë që ka bërë për njerëzit nga Kosova duke theksuar se në Prishtinë përpiqen që ti ruajnë lidhjet dhe marrëdhëniet me Podgoricën dhe Malin e Zi.

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!