Donald Trump betohet si president i SHBA (Video)

Donald Trump është betuar si president i 45-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Donald Trump është betuar si president i Shteteve të Bashkuara përpara 900 mijë të pranishëmve në Capitol Hill. “Do të kryej me besnikëri detyrën e presidentit të SHBA. Do të bëj më të mirën për të mbrojtur Kushtetutën e SHBA. Ndaj, Zot më ndihmo!”, ka pohuar Trump.

Më pas Trump ka mbajtur fjalimin tradicional të kreut të shtetit, ku ka ripërsëritur qëndrimet e shprehura gjatë fushatës elektorale, që shkaktuan aq shumë polemika.

Protesta e arrestime në ditën e inaugurimit të Donald Trump

AP raporton se një grup protestuesish kanë dëmtuar makina, dyqane dhe kanë shkaktuar dëme tjera gjatë protestave kundër inaugurimit të presidentit Donald Trump. Policia, raporton AP, po përdorë spreijn djegës dhe arreston disa nga protestuesit.

CNN raporton se deri më tani, janë arrestuar të paktën 90 persona.

Krahasimi i pjesëmarrësve në inaugurimin e Obamas dhe Trump

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!