Rroga më të ulëta për funksionarët

Këshilli administrativ i Parlament, njëzëri, pa debat, ka përkrah propozimin për zbritjen e të ardhurave për funksionarët më të lartë të shtetit.

Pa pranin e opozitës, 6 deputetë të PDS , Social demokrat dhe Iniciativës qytetare kroate e kanë përkrahur propozimin që këto të ardhura deri me 31 dhjetor të vitit të ardhshëm të zvogëlohen 8 për qind, transmeton Antena M.

Kryetari i Këshillit Luigj Shkreli ka theksuar nuk do të rriten as kompensimet për stazhin e punës. Në pajtim me ligjin për të ardhurat e të punsuarve në sektorin publikë i cili do të zbatohet prej një janarit të këtij viti , Këshilli administrativ është i detyruar të sjell aktvendime të reja për të ardhurat e të gjithë funksionarëve nga kategoria A, B dhe C të këtij viti. Koeficienti i të ardhurave është zvogëluar 8 për qind deri me 31dhjetor të vitit 2018, ka theksuar Shkreli.

Shperndaje