DAN: ASH refuzon oferten e DPS

Këshilli koordinues për Malësi i Alternativës Shqiptare dje ka aprovuar platformën politike dhe derguar kryesisë së ASH-së në konfirmim, poashtu propozoi edhe ekipin negociues për negociata të mundshme për formimin e koalicionit qeverisës në Tuz.

Platforma politike për zhillimin e Malësisë, me të gjitha detajet edhe ato kuadrovike, pas aprovimit nga kryesia e ASH-së do të prezantohet për opinionin, deklaroi Nik Gjeloshaj.

Gjeloshaj, tha se kryesia e tyre në ditët e ardhshme do të analizojnë situatën politike dhe do të përcaktohën sipas propozimeve të këshillit koordinues të Malësisë.

Si një parti politike serioze, pas shqyrtimit dhe aprovimit të platformës për bisidime eventuale rreth formimit të pushtetit në Tuz, do të informojmë opinionin për të gjitha detajet. Ne nuk do të marrim asnjë vendim pa biseduar me anëtarët dhe simpatizantët tanë.

ASH është parti e anëtarëve seriozë dhe të realizuar të cilët janë të gatshëm të marrin përgjegjësin si partnerë me subjektet që e duan zhvillimin e sinqertë të Malësisë. Proceset politike këtë viti janë shumë kërkues dhe kush dëshiron bashkëpunim të sinqertë, duke respektuar forcën dhe vlerat tona politike që kultivojmë, mund të bisedojë me ne. Ne nuk jemi të papjekur politikisht për të ikur nga përgjegjësia, por individë përgjegjës të cilët dëshirojnë të japin kontribut të plotë, si në nivelin lokal ashtu edhe në atë shtetëror, tha Gjeloshaj.

Siç mëson DAN jo zurtarisht nga DPS-ja, ASH-ja kërkon vendin e kryetarit të Kuvendit por ky vend i është premtuar UDSH-së, përkatësisht Fadilit Kajoshaj.

Sipas burimeve jozurtare të DAN, ASH kërkon kryetarin e Kuvendit dhe sekretarin e KK të Tuzit, nenkryetarin e Komunës, një nga katër sekretariatet, një nga tri ndërmarrjet publike që do formohen në Tuz. Atyre DPS u ofron vendin e administatorit kryesor dhe një nga katër sekretariatet por që ASH nuk prënon.

Nga DPS jo zyrtarisht thonë që Partia Boshnjake ka kërkuar vendin e nëkryetarit të Komunës dhe një nga sekretariatet, të cilat edhe do ju takojnë. Sa i përket SD ata janë të kënaqur me një vend dhe mesiguri do të fitojnë një nga sekretariatet, mëson DAN./Malësia.ME/

Shperndaje
1 Comment
error: Të drejtat e rezervuara !!