Mali i Zi do të marrë sasi të mjaftueshme të vaksinës Sinopharm kundër koronavirusit në fund të janarit, u ra dakord në një takim midis përfaqësuesve të lartë të asaj kompanie kineze dhe ministres së Shëndetësisë të Malit të Zi, Jelena Boroviniq-Bojoviq.
Ministria e Shëndetësisë shton se Mali i Zi është në kontakt edhe me kompanitë e tjera farmaceutike për të marrë vaksinën ndaj COVID-19
Mali i Zi po vazhdon gjithashtu dialogun brenda iniciativës Covax, në mënyrë që qytetarët të kenë në dispozicion vaksina të mjaftueshme në mënyrë që imunizimi kundër COVID-19 të jetë në një nivel të lartë, përfundon deklarata.
Pas Serbisë, Mali i Zi bëhet vendi i dytë në Europë që do të marrë vaksinën kineze teksa në BE Hungaria është drejt aprovimit të vaksinës së ‘’Sinopharm’’.
Malësia.ME