Qeveria e pakicës do të përbëhet nga kryeministri, tre zv.kryeministra dhe 18 ministri, mëson portali Dana nga burime të mirëinformuara nga radhët e nënshkruesve të nismës për mosbesimin e Qeverisë së Zdravko Krivokapiqit.
Nëse qeveria e pakicës merr shumicën e nevojshme në Parlamentin e Malit të Zi, pritet që mazhoranca e re të bëjë ndryshime kadrovike edhe në kryesinë e parlamentit, mëson portali Dana. Sipas këtyre informacioneve, kryetar i ri i Kuvendit pritet të jetë kryetari i Partisë Socialiste Popullore, Vlladimir Jokoviq.
Ndërsa kryeministër i ri pritet të jetë zëvendëskryeministri aktual dhe lider i LQ URA Dritan Abazoviq./Malësia.ME/