Nëse qeveria e pakicës merr shumicën e nevojshme në Parlamentin e Malit të Zi, kryeministër i ardhshëm pritet të jetë kryetari i LQ URA, Dritan Abazoviq, shkruan Gazeta DAN.
Qeveria e pakicës do të përbëhet nga kryeministri, tre zv.kryeministra dhe 18 ministri.
Sipas burimeve të DAN, ministra në Qeverinë e re pritet të emërohen kryetari i Alternativës Shqiptare, Nik Gjeloshaj dhe kryetari PD, Fatmir Gjeka.