Qeveria kërkon shkurtimin e mandatit të Kuvendit

Qeveria e Malit të Zi në seancën e sotme elektronike miratoi me shumicë votash propozimin për shkurtimin e mandatit të Kuvendit. Në rendin e ditës thuhet se propozimin e vendimit për shkurtimin e mandatit të Kuvendit e ka dorëzuar kryeministri Zdravko Krivokapiq.

Sipas Kushtetutës së Malit të Zi, mandati i Kuvendit mund të përfundojë para kohe – duke e shkurtuar ose shpërndarë atë. Propozimin mund ta paraqesin Presidenti i Malit të Zi, Qeveria ose së paku 25 deputetë, ndërsa vendimi merret me shumicën e votave të të gjithë deputetëve./TvTeuta/

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!