Tri seanca të jashtëzakonshme të Kuvendit më datat 3 dhe 4 shkurt

Kryetari i Kuvendit, Aleksa Beçiq, ka caktuar tri seanca të jashtëzakonshme të Kuvendit më datat 3 dhe 4 shkurt.

Më 3 shkurt, deputetët do të vendosin mbi propozimin e kryeministrit Zdravko Krivokapiq për shkarkimin e zëvendëskryeministrit Dritan Abazoviq dhe emërimin e ministrit aktual të Financave dhe Mirëqenies Sociale, Milojko Spajiq, për zëvendëskryeministër.

Fillimi i asaj seance është caktuar për në orën 11.

Një ditë më vonë, më 4 shkurt, në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit të caktuar për në orën 10 do të votohet propozimi i Qeverisë për shkurtimin e mandatit të Kuvendit.

Seanca e tretë e jashtëzakonshme, në të cilën do të votohet iniciativa e 31 deputetëve për mosbesimin e Qeverisë së Zdravko Krivokapiqit, është caktuar për më 4 shkurt në ora 11:00.

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!